Card image cap

Punë Artizanale

Aktivitetet e artit dhe artizanatit janë një pjesë e rëndësishme në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës. Jo vetëm që është një aktivitet argëtues, por gjithashtu ndihmon në zhvillimin e krijimtarisë së një fëmije. Fëmijët kënaqen duke luajtur me tekstura dhe materiale, si dhe duke bashkuar si dhe duke shkëputur objekte për të krijua dicka unike, dicka të re. Puna artizanale rrit kreativitetin e tyre dhe kontribuon në aftësitë para-shkrim, si dhe fëmija zhvillon fuqi kapëse duke ngjyrosur, prerë modele dhe duke vizatuar forma.

Card image cap

Zhvillimi Socio-Emocional

Koha e rrethit është koha kur miqësia lulëzon ndërsa fëmijët ndërveprojnë, shoqërohen dhe i ndajnë mendimet dhe përvojat e tyre me njëri-tjetrin. Aktivitete të ndryshme krijojnë mundësi që fëmijët të përjetojnë gëzimin e të folurit dhe komunikimit me njëri- tjetrin. Në një ditë të rregullt mësuesja dhe fëmijët mblidhen së bashku në një rreth për të krijuar një gërshetim të pasur me rima, lojëra dhe këngë. Zhvillimi I aftësive shoqërore, emocionale dhe personale janë disa nga objektivat kryesore të rrethit. Aktiviteti gjithashtu nxit afësitë për zgjedhjen e problemeve, ndërtimin e gjuhës dhe besimin ndërsa fëmijët inkurajohen të shpehin lirisht pikpamjet e tyre.

Card image cap

Koha e Tregimeve

Fëmijët kanë një dashuri të lindur për histortë. Ata kanë fuqinë për të krijuar magji dhe ndjenjën e argëtimit në klasë. Tregimet janë një mënyrë e shkëlqyeshme për t i mësuar fëmijët për jetën, për veten dhe të tjerët. Në LUNA ACADEMY, tregimi I historive është një mënyrë unike për fëmijët për të zhvilluar një kuptim rreth botës përreth tyre. Krijon interes tek fëmijët ndërsa personazhi vjen të jetojë para tyre dhe u terërheq vëmendjen dhe imagjinatë. Fëmijët mësojnë rreth zakoneve të mira shoqërore, rregullave të trafikut, ndarjes etj. Përmes tregimeve,ata gjithashtu zhvillojnë aftësi gjuhësore dhe imagjinative derisa rrëfejnë dhe dëgjojnë histori.

Card image cap

Ecja në Natyrë / Pikniku

Aktivitetet argëtuese ndihmojnë në ndërtimin e aftësive të të menduarit në mendjet e reja,gjithashtu mësimi bëhet më efektivë. Fëmijet nxiirren në shëtitje të natyrës në një kopsht aty pran për t i ndihmuar ata të kuptojnë koncepte të ndryshme rreth natyrës. Duke ecur nëpër kopsht, fëmijët vëzhgojnë dhe eksplorojnë botën përreth tyre.pra ecja në natyrë është një aktivitet i mrekullueshëm që i lejon fëmijët të përjetojnë thesarët e natyrës ndërsa mësojnë të lidhen me të përmes një sërë aktivitetesh. Para se të shkojnë në park mësueset vendosin disa rregulla themelore për fëmijët të cilat ata gjithashtu përmbahen me vëmendje. Në përgjithësi, është një aktivitet i mbushur me argëtim që stimulon kuriozitetin, fut dashurinë për të mësuar dhe krijon një lidhje afatgjatë me natyën.

Card image cap

Bota Imagjinare / Krijuese

Nuk ka asnjë zëvendësim për lojën krijuese dhe imagjinare kur bëhet fjalë për mësimdhënien. Cdo fëmijë lind me një imagjinatë. Lejimi i fëmjëve për ta ushtruar imagjinatën e tyre rrit kreativitetin e tyre dhe kriton një kuptim më të mirë shoqëror. Kjo është forca e fëmijëve - aftësia e tyre për të rregulluar problemet me imagjinatën e tyre. Loja krijuese është mënyra ideale për ta ushtruar krijimtarinë dhe imagjinatën e tyre. Në LUNA ACADEMY, u krijohet mundësi fëmijëve tan që të ndërthurin aftësitë dhe njohuritë e tyre së bashku. Për ta krijuar një kuptim më të mirë të koncepteve të ndryshme, të vegjlit tan janë të angazhuar në lojë të shtirur ose role. Përmes këtij aktiviteti ata zhvillojnë dashuri, repekt dhe vlerësim për botën përreth tyre. Lojërat imagjinare ndihmojnë që fëmijët të zhvillojnë fjalorin, gjuhën dhe aftësitë shoqërore ndërsa argëtohen shumë.

Card image cap

Vallëzimi dhe Aerobik

Fëmijët lëvizin natyrshëm. Ata me lëvizjet e tyre shprehin një mendim ose një ndjenjë gëzimi apo edhe hidhërimi. Në LUNA ACADEMY, ne synojmë të ndërtojmë një themel për fëmijët tan, duke u dhënë një strukturë lëvijzjeve të tyre dhe të prezantojmë në botën e vallzimit dhe gjimnastikës. Fëmijët përfshihen në kërcim dhe gjimnastikë për të rritur forcën e trupit , fleksibilitetin dhe besimin e tyre. Pra është një mënyrë e shkëlqyeshme për ta ndihmuar të mësojnë në lidhje me koordinimin e trupit dhe vetëdijen trupore ndersa kalojnë kohë cilësore me moshatarët e tyre. Ajo gjithashtu fut një ndjene të ritmit, fleksibilitetit dhe koordinimit.

Card image cap

Ushqimi dhe Shëndeti

Ne luna academy ushqimi do të jet jo vetëm ushqim i zakonshëm por do të jet edhe mësim në të ushqyerit të shëndetshëm si dhe aktivitete tjera jetesore se si duhet te veprojme dhe cfar kujdesi duhet te kemi në tryez ...etj Luna academy ofron ekuilibër dhe shumëllojshmëri ushqimesh nga të gjitha grupet ushqimore në kohën e ngrënies. Ne luna fëmijët tuaj do të mësojnë të përdorin një lugë ose filxhan në mënyrë që të mund të hanë në mënyrë të pavarur. Po ashtu në raste te veqanta (festa te ndryshme) fëmijët do te argetohen në përgatitje të ushqimit dhe tryezës së përshtatshme për moshën. Do te ket zgjedhje shëndetshme ëmbëlsirash, të tilla si një filxhan frutash ...etj Ne luna fëmijët do ti mësojmë se si i lexoni etiketat për t'ju ndihmuar të zgjidhni ushqime kur bëni pazar. Luna do ti mësojë fëmijët tauj shmangien e restoranteve të ushqimit të shpejtë, dhe u jep rëndësinë e të shijuarit të kohës së ngrënies si familje, ndërsa hani ushqime te shëndetshemtë gatuara në shtëpi.